Hoti: Deklarata e Ramës e rrezikshme, të dënohet nga Kosova
BKT
Foto arkiv/RTk
Kosovë

Hoti: Deklarata e Ramës e rrezikshme, të dënohet nga Kosova

A.B/RTKlive

Publicisti dhe shkrimtari Rexhep Hoti e ka konsideruar shumë të rrezikshme deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që Veriu i Kosovës të mbikëqyret nga KFOR-i.

"Në kohën kur Policia e shtetit të Kosovës ka mbrojtur republikën prej një sulmi terrorist në mënyrën më shembullore të mundshme, deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, për ta marrë KFOR Veriun nën kontroll, është praktikisht deklarim për të përligjur ndarjen e republikës nga ana ndërkombëtare. Është deklaratë e cila do ta fuste në konflikt republikën me KFOR dhe jo vetëm kaq. Mendoj se si e tillë kjo deklaratë duhet dënuar fuqishëm nga të gjithë krerët institucional të shtetit", ka shkruar Hoti në një postim në ‘Facebook’.

Sipas Hotit, kjo deklaratë është po aq e rrezikshme, në qoftë se jo edhe më e rrezikshme sesa sulmi që ndodhi në veri të vendit.

 


MË SHUME NGA Kosovë