Opozita e analistët thonë se Qeveria u vonua në reformat sociale
BKT
Foto/RTK
Kosovë

Opozita e analistët thonë se Qeveria u vonua në reformat sociale

Arbresha Berisha|RTK

Në kohën kur çmimet janë rritur, e barra e qytetarëve është rënduar, ekzekutivi ende nuk ka arritur të përfundojë projektin e premtuar, për reformim të sistemit të ndihmës sociale.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se Ministria e Financave është duke e hartuar projektligjin, i cili është pjesë e planit legjislativ për sivjet, raporton RTK.

Lidhur me procesin e reformimit të Skemës së Ndihmë Sociale, Departamenti i Skemave Sociale /MFPT është duke hartuar Projektligjin e Skemës së Ndihmës Sociale, i cili projektligj është pjesë e Planit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës në vitin 2023. Sipas këtij projektligji planifikohet të zbatohet testi i varfërisë, që do të mundësojë që ekonomitë familjare me të ardhura të ulëta dhe të cilat jetojnë në varfëri të përfitojnë nga Skema e Ndihmës Sociale.

Nga Qeveria kanë thënë se projekti është duke u mbështetur nga kredia prej 47 milionë eurove e marrë nga Banka Botërore.

Megjithatë, deputetë të opozitës thonë se s'kanë parë veprime drejt reformimit të sistemit social.

Njohës të ekonomisë thonë se kjo reformë është dashur të bëhej më herët.

Përmes reformës është paraparë që ekonomitë familjare me të ardhura të ulëta të përfitojnë nga skemat e ndihmës sociale.

Po ashtu, në kuadër të saj është planifikuar që këto familje të përfshihen në aftësimin profesional.


MË SHUME NGA Kosovë