Përparim Ramës iu dhurua “Doreza e Lubjanës”
M.P / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Lubjanë të Sllovenisë. Gjatë qëndrimit, kryetari Rama u takua me kryetarin e Qytetit të Lubjanës, Zoran Janković, i cili i dhuroi “Dorezën e Lubjanës” në shenjë respekti.
Ndërkaq edhe Rama ia dhuroi simbolin e Prishtinës, "Hyjneshën në Fron”.
“Nder i veçantë të pranoj “Dorezën e Lubjanës”, nga kryetari Zoran Jankovic, pas takimit shumë të frytshëm që patëm sot. Gjithmonë kënaqësi të sjellim bashkëpunime të reja në Prishtinë”, deklaroi kryetari Rama.
Ndërsa, Janković tha se dyert e Lubjanës janë gjithmonë të hapura për Prishtinën e poashtu tha se do të vijë për vizitë në Prishtinë.
Kryetari Rama po ashtu po merr pjesë në Konferencën e Mediave për Evropën Juglindore ku është edhe folës në këtë ngjarje.
























