Sot mbahet konferenca që shpërfaq rolin e grave në vendimarrje
M.P / RTKlive
Sot do të mbahet Konferenca "Diaspora për Gratë në Politikë", e cila ka për qëllim fuqizimin e grave në politikë në nivel lokal në shumë komuna.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku dhe disa personalitete të shquara të politikës do të jenë pjesë të panelit të diskutimeve, të cilat do të trajtojnë tema si "Aftësitë e lidershipit për gratë në politikë", "Menaxhimi i Komunikimit Digjital për fushata të suksesshme politike", "Ndërtimi i rrjeteve dhe bashkëpunimi me diasporën”.
“Përbërja e pjesëmarrëseve të këtij projekti nuk ka qenë e kufizuar vetëm me anëtare e kuvendeve të komunave por edhe grave dhe vajzave të cilat ishin pjesë e listës zgjedhore por nuk arritën të sigurojnë vend në kuvendin e komunës përkatëse. Arsyeja kryesore e kësaj përzgjedhje që nga fillimi ka qenë mbajtja aktive në sferën politike edhe në periudha jo-zgjedhore si dhe kontributi në ngitje të kapaciteteve”, thuhet në komunikatën e organizatës “Germin”.
























