Lipjan, disa rrugë të paasfaltuara, ankohen qytetarët
BKT
Kosovë

Lipjan, disa rrugë të paasfaltuara, ankohen qytetarët

Fatos Cervadiku /RTK

Banorë të fshatit Babush në Lipjan po ankohen se komuna nuk po ua shtron me asfalt rrugicat në lagjet Osmani, Mazreku dhe Mehmeti. Ata pretendojnë se komuna qëllimisht nuk ua rregullon rrugicat që janë nga 45 deri afër 200 metra.

 “Shqetësimi jonë kryesor është në lidhje me asfaltimin e rrugëve që kanë filluar në fshat si dihet shumë rrugica i kanë shtruar deri në 20 metra e kjo parashihet ka 170 metra dhe i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret”, tha Emrush Osmani, banor.

 “Këtu në fshat do kanë bo dallime disave ju kanë shtruar rrugë, disave jo, na kemi bërë një ankesë na mëhalla e Mazrekëve dhe tjetra mëhallë që edhe neve me na shtruar rrugën”, tha Naser Mazreku, banor.

 “Shqetësim i krejt banorëve është që janë ka bëhen disa punë që nuk kane as banorët njohuri asgjë tjetër, nuk mbahen mbledhjet nuk informohen njerëzit a është në pyetje ndonjë diskriminim apo mungesë buxheti a çka është në pyetje”, deklaroi banori tjetër Remzi Mehmeti.

Në Vetëvendosje, që është parti opozitarë, akuzojnë komunën për diskriminim.

 “Diskriminime dhe favorizime të tilla janë bo praktikë të kryetarit aktual në komunën tonë, ne si Lëvizje Vetëvendosje këto diskriminime abuzive i kemi ngrit përmes asamblistëve tonë edhe përmes komunikatave të ndryshme”, deklaroi Valenton Amerllahu, Vetëvendosje, dega në Lipjan.

Në një përgjigje me shkrim, drejtori për Infrastrukturë në Lipjan, i shkroi RTK-së se problemi qëndron te mungesa e buxhetit.

“Sa i përket projektit për asfaltimin e rrugicave në fshatin Babush, ju njoftojmë se kemi hartuar projektin detal për të gjitha rrugicat që janë të paasfaltuar, totali i këtyre rrugicave kap sipërfaqen prej 15000 m2, mirëpo për arsye të buxhetit të limituar, faza e parë, e cila është duke u realizuar, përfshin sipërfaqen prej 7500 m2”, tha Sead Aliu, drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë, derisa shtoi se në fazën e dytë do të asfaltohen të gjitha rrugicat e mbetura.


MË SHUME NGA Kosovë