Punimet në Çarshinë e Gjakovës përplas pushtet-opozitë|Video
BKT
Kosovë

Punimet në Çarshinë e Gjakovës përplas pushtet-opozitë|Video

Islam Haxhiu /RTK

Punimet në Çarshinë e Gjakovës kanë përplasur opozitën me pushtetin. Asamblistët e opozitës kanë ngritur dyshimet se këto punime mund të ndërpriten për shkak të buxhetit të planifikuar për vitin 2024.

Ngecja e punimeve në Çarshinë e Vjetër dhe në disa rrugët të qytetit të Gjakovës po u krijon probleme të vazhdueshme qytetarëve e sidomos bizneseve përgjatë tyre.

Këto vonesa kanë përplasur edhe njëherë pozitë e opozitë në këtë komunë. Në mbledhjen e Komitetit për politikë dhe financa, këshilltari komunal, Ali Tafashiku, duke i kritikuar zyrtarët e kësaj komune për planifikimin e buxhetit për vitin 2024 ka ngritur dyshimet nëse punimet në Çarshinë do të ndërpriten përsëri, siç ndodhi vitin e kaluar kur ato u ndërprenë nga zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, e ku më së shumti në këtë rast po dëmtohen bizneset e qytetarëve

Në anën tjetër, drejtori për buxhet dhe financa, Durim Halilaj, tha se komuna e Gjakovës është në komunikim të vazhdueshëm me Qendrën për Trashëgimi kulturore, prandaj edhe ka ndarë rreth 350 mijë euro për realizimin e projektit në Çarshinë e vjetër.

Komuna e Gjakovës, kohë më parë, kishte filluar punimet në Çarshinë e Vjetër. Mirëpo ato u ndërprenë përkohësisht nga Ministria e Kulturës, pasi opozita pretendonte se po degradohej trashëgimia kulturore në këtë pjesë të vjetër të qytetit.


MË SHUME NGA Kosovë