Lorik Maxhuni emërohet drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë
BKT
Kosovë

Lorik Maxhuni emërohet drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë

M.P / RTKlive

Lorik Maxhuni është emëruar drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Vushtrrisë.

Lajmin e ka dhënë kryetari Ferit Idrizi, i cili ka treguar për rrugëtimin profesional të Maxhunit.

“Loriku është zgjedhur si këshilltar komunal në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e PDK-së për herë të parë në vitin 2017 dhe për herë të dytë në vitin 2021, një pozitë që i ka dhënë atij mundësinë të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit të tij në nivel lokal. Gjithashtu ka mbajtur për një periudhë pozitën si Këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Idrizi.

Në ndërkohë ditë më parë ishte liruar me vetdëshirë nga detyra drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Vushtrrisë, Nexhmedin Rashica.


MË SHUME NGA Kosovë