14:07 / 03.10.2023
Shefi i EULEX-it vizitoi IPK-në
Sh.Ç/RTKlive
Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë priti sot në takim njoftues Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi, Hodaj e informoi Barbanon për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.
"Temë e diskutimit ishin edhe ecuria e hetimeve në rastet që janë në kompetencë të IPK-së si dhe praktikat e mira të komunikimit me publikun", thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit në fund të takimit, Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së.























