13:33 / 04.10.2023
Abdixhiku: 40 mijë banorë të Prishtinës po bëhen me ngrohje qendrore
SH.Ç/RTKlive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar punimet për zgjerimin e ngrohjes qendrore në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Abdixhiku tha se sivjet 40 mijë banorë të kryeqytetit do të bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore.
“Plot 40,000 banorë të Prishtinës bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore sivjet. Kjo falë punës së pandalshme të ndërmarrjes ‘Termokos’ këtë verë. Sot, i vizitova punimet e fundit për këtë sezonë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Aty po shtroheshin 700 metrat e fundit për këtë vit”, ka shkruar ai në Facbook.























