13:19 / 09.10.2023
Komuna e Deçanit hap konkurs për 160 bursa për studentë
M.P. / RTKlive
Komuna e Deçanit ka hapur konkurs për 160 bursa për studentë për vitin e ri akademik.
“Të nderuar studentë të Komunës së Drenasit, Drejtoria Komunale e Arsimit ka shpallur konkursin për 160 bursa për studentë për vitin akademik 2023/2024”, ka njoftuar komuna.
Sipas konkursit zyrtar, mundësia e rritjes së numrit të bursave është optimale varësisht nga buxheti që sigurohet nga donatorët. Ndërkaq vlera financiare për një bursist do të jetë 500 euro.
























