13:23 / 09.10.2023
Kryetari i Vitisë takohet me gratë që punojnë në institucione publike
M.P. / RTKlive
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka takuar gratë të cilat punojnë në institucionet publike të këtij qyteti.
Sipas njoftimit të komunës, kryetari falenderoi ato për punën që po e bëjnë në të mirën publike si dhe për profesionalizmin e treguar.
“Kryetari Haliti shtoj se qeverisja e tij e vlerëson lartë punën e grave që po bëjnë në pozitat e ndryshme brenda komunës dhe në sektorë të ndryshme si të administratës, arsimit, shëndetësisë dhe të tjerë , duke u zotuar se ai do të vazhdon ti mbështes ato që të ofrojnë shërbime sa më të mira për të gjithë qytetarët”, njofton komuna e Vitisë.























