09:34 / 10.10.2023
Sot shënohet Dita e Konkurrencës në Kosovë
M.P / RTKlive
Sot shënohet Dita e Konkurrencës në Kosovë. Kjo ngjarje e iniciuar nga Autoriteti i Konkurrencës synon që të ndërgjegjësoj për ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa, ka qenë i ftuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka thënë se këtë ditë e shënojnë vendet perëndimore si SHBA-të.
“Kjo ngjarje ndërgjegjësuese synon që të informojë pjesëmarrësit për rolin dhe fushëveprimtarinë për ligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe politikën e konkurrencës në Kosovë”, ka thënë Beqa.
Kjo ditë sipas Beqës do të shërbejë për parandalimin e efekteve negative, antikonkurruese në treg.























