AUV, asgjëson disa krerë lopë me brucelozë
Sh.Gashi. /RTKlive
Javën e kaluar Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka asgjësuar 39 krerë lopë në komunën e Istogut, pasi që kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e brucelozë. Lopët e asgjësuara kanë qenë të gjitha nga e njëjta fermë dhe proceduara ka shkuar sipas dinamikës së planifikuar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Në emisionin ‘InfoPlus’ në RTK, ishte i ftuar Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe e Veterinarisë, për të treguar më shumë rreth kësaj sëmundje, asgjësimit të lopëve të prekura që janë aktualisht dhe një qytetar të prekur nga kjo sëmundje në Kosovë.
Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë pritet të asgjësoj edhe disa krerë lopë për arsye se janë të prekura me sëmundjen e brucelozë, mirëpo nuk është gjendur ende lokacion se ku të groposën.
“Kemi një problem në komunën e Skenderajt për shkak se nuk po arrihet të gjendet një lokacion që mundëson asgjësimin e kafshëve nga një fermë në fshatin Mikushnicë e cila po ashtu ka rezultuar pozitiv në sëmundjen e brucelozës dhe jemi duke bërë përpjekje bashkë me komunën që sa më shpejtë të gjendet lokacioni dhe të asgjësohet sa më parë kam informacion që nesër do të realizohet edhe asgjësimi i këtyre kafshëve në komunën e Skenderajt”, tha ai për RTK.
Thaçi tha se kur ka dyshime për këtë sëmundje menjëherë ngrihet alarmi i hulumtimit diagnostik marrjes së mostrave dhe kryerjes së analizave laboratorike dhe nëse ka rezultate pozitiv në hapa të shpejt vendoset edhe asgjësimi i tyre për të pamundësuar përhapjen e sëmundjes qoftë të kafshët e tjera qoftë ose tek njerëzit.
Sa i përket qytetarëve të prekur me këtë sëmundje, ai tha se është një rast në komunën e Skenderajt.
“Është një sëmundje që shenjat klinike janë vështirë të vjetshme tek kafshët por tek njerëzit këto shenja janë shumë të dukshme, zakonisht ne këto njoftime i marrim nga instituti kombëtar i shëndetit publik dhe në momentin që ne kemi ndonjë rast të tillë ne si autoritet merremi me rastin dhe e gjurmojmë burimin e sëmundjes në mënyrë që ta parandalojmë. Sa i përket të prekurve në rrugë zyrtare e dimë që është i prekur një qytetar në komunën e Skenderajt”, theksoi Thaçi.























