11:53 / 13.10.2023
Prezantojnë ushqime tradicionale, të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it
RTKlive
Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Laura Scotti" në fshatin Graboc të Komunës së Fushë Kosovës, është organizuar panairi ushqimor.
Ky panair kishte karakter edukativo-arsimor, që është edhe aktivitet në kuadër të lëndës edukatë qytetare. Në këtë aktivitet, pos drejtorit të shkollës, mësimdhënësve e nxënësve, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të KFOR-it, Policisë së Kosovës, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe prindër.
Drejtori i kësaj shkolle, Gëzim Berisha, para të pranishmëve ofroi përkrahjen për realizimin e projekteve nga stafi i mësimdhënësve, por edhe nga prindërit, duke e falënderuar secilin për punën e palodhshme. E më së shumti këtë ditë e shijuan nxënësit.
























