Takohen familjarët e Adem Demaçit e Ibrahim Rugovës,dëshmohet bashkëveprimi
BKT
Kosovë

Takohen familjarët e Adem Demaçit e Ibrahim Rugovës,dëshmohet bashkëveprimi

M.P. / RTKlive

Janë takuar familjarët e veprimtarit të shquar Adem Demaçi dhe presidentit të pare të Kosovës, Ibrahim Rugova. Lajmin e ka dhënë bashkëpunëtori i Rugovës, Adnan Merovci, i cili ka shkruar se porosia e këtij takimi ishte unikaliteti dhe bashkëveprimi i ndërsjellë.

Merovci ka thënë se kështu nderohen edhe presidenti Rugova edhe publicist Demaçi dhe shumë personalitete tjera të shquara.

 “Zonja Fanë Rugova duke e përshëndetur Dr.Shqiptarin dhe familjarët e tjerë, u shpreh mirënjohëse për këtë vizitë e cila ka një domethënie dhe simbolikë të madhe për gjeneratat e reja se si duhet të respektohen paraardhësit, në këtë rast të dy kolegëve të cilët fillimisht vijnë nga letërsia dhe pastaj nga kontributi i tyre për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Merovci.

Tutje ai ka shkruar se komunikimet e dy familjeve janë të një rëndësie të veçantë që nderojnë punën e paraardhësve.


MË SHUME NGA Kosovë