17:55 / 19.10.2023
Osmani takoi historianin që dha kontribut në ligjshmërinë e pavarësisë
A.B/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar historianin Noel Malcolm, që dha kontribut të çmuar lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
“Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës. Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në ‘Facebook’;.























