Parashikimi i motit për vikend
BKT
Kosovë

Parashikimi i motit për vikend

RTKlive

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit dhe në vise të larta mund të sjellin reshje shiu. Kështu parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), transmeton RTKlive.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Të dielën, sipas IHMK-së, parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi  1-12m/s, thuhet në raportin e IHMK-së.


MË SHUME NGA Kosovë