Esad Çollaku rizgjidhet kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci
M.Sh/RTKlive
Kuvendi i rregullt zgjedhor i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, në mbledhjen e të shtunës, ka rizgjedhur edhe për një mandat, Esad Çollaku kryetar të këtij Unioni.
Sipas njoftimit, në këtë kuvend morën pjesë delegatë nga 18 shoqata dhe bashkësi shqiptare nga i gjithë territori i Kroacisë, (Zagrebi, Karllovci, Istra, Pula, Rijeka, Zara, Bjelovari, Osijeku, Rovinj etj.)
Esad Çollaku u rizgjodh në pozitën e kryetarit të Unionit Shqiptar për mandat katërvjeçar, për të tretën herë radhazi, dhe atë me shumicë apsolute te votave.
Pas rizgjedhjes Çollaku i njoftoi të pranishmit për punën e tij sa e drejtoi këtë Union për katër vjet.
Gjithashtu u prezantua edhe raporti financiar për katër vjeçarin e fundit.
Kryetari tash më i rizgjedhur, Esad Çollaku falënderoi të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë dhe premtoi, se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të punuar në të mirë të komunitetit shqiptar dhe kërkoi bashkëpunim të ngushtë me të gjithë bashkësitë dhe shoqatat shqiptare për realizimin e synimeve tona në të mirë të pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci.























