06:32 / 26.10.2023
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHKM























