Investitorë të interesuar të investojnë në Grykën e Kaçanikut e në Strazhë
BKT
Kosovë

Investitorë të interesuar të investojnë në Grykën e Kaçanikut e në Strazhë

Sh.G/RTKlvie

Pas nisjes së investimeve nga ana e komunës në zonën te vendi i quajtur „ Guri i Shpum“ dhe në zonën turisitke Strazhë, kanë nisur të interesohen edhe investitor për këtë zonë, sidomos për sporte ekstreme.

Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Loku Zharku, pritën në takim investitor vendas në partneritet nga diaspora, të cilët shpalosën projektin e tyre „ Zip Line në Grykën e Kaçanikut si dhe parkun e aventurave në Shtrazë“.

Sipas tyre në projektin e prezantuar synohet që sporti ekstrem i quajtur „ Zip Line“ të jetë më i gjati në rajon.

Kryetari Ilazi u shpreh i gatshëm të bashkëpunoj me investitorë, dhe të krijoj të gjitha lehtësirat e mundshme administrative për realizimin e këtij projekti që do të ketë ndikim në zhvillimin e turizmit në komunën tonë.


MË SHUME NGA Kosovë