Komuna e Prishtinës bën thirrje që qytetarë të bëjnë kujdes nga erërat
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Komuna e Prishtinës bën thirrje që qytetarë të bëjnë kujdes nga erërat

V.Th. RTKlive

Komuna e Prishtinës, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes për shkak të motit të keq.

Në ketë thirrje thuhet që qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimin të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve.

“Të dashur qytetarë, për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike, ju ftojmë të bëni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi që ekziston rreziku i rënies së degëve”, thuhet në thirrjen e komunës.


MË SHUME NGA Kosovë