Kosovë, festohet Dita Botërore e Gjuhës Rome
BKT
Kosovë

Kosovë, festohet Dita Botërore e Gjuhës Rome

M.Miftari/RTKlive

Dita Botërore e Gjuhës Rome u festua për herë të parë më 5 nëntor 2009 në Zagreb.

Përmes rrjetit social Facebook, Zyra e Qeverisë së Kosovës bën të ditur historikun e festimit të gjuhës rome.

“5 nëntori është zgjedhur si data përkujtimore, për nder të ditës në të cilën u botua fjalori i parë Romisht - Kroatisht dhe Kroatisht - Romisht i autorit Veljko Kajtazi në vitin 2008 nga Shoqata për Promovimin e Edukimit të Romëve në Republikën e Kroacisë, "Kali Sara" nga Zagrebi, dhe Departamenti i Studimeve Orientale, në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Zagreb”, thuhet në njoftim.

Tutje, ndërkaq, në vitin 2009, u mbajt në të njëjtën ditë Simpoziumi i parë për Romët, i cili mblodhi, nga e gjithë bota, karta dhe deklarata të Simpoziumit me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Rome, e nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë përfaqësuesit e Unionit Ndërkombëtar të Romëve (IRU). Dhe prej kësaj kohe, në këtë datë, nis të kremtohet Dita Botërore e Gjuhës Rome, gjë që më 7 nëntor 2015, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s pranoi iniciativën e Republikës së Kroacisë dhe shpalli zyrtarisht 5 nëntorin si Ditën Botërore të Gjuhës Rome.

“Dita e shumë pritur ndodhi edhe në Kosovë konkretisht në Komunën e Prizrenit, ku më 31 tetor 2022 Asambleja e Komunës së Prizrenit votoi për gjuhën rome si gjuhë tradicionale në përdorim zyrtar”. Urime 5 Nëntori, Dita Botërore e Gjuhës Rome! Bahtalo 5-to Novembro, Lumiyako Dive e Romana Qhibyako!”, thuhet në fund të njoftimit.


MË SHUME NGA Kosovë