10:04 / 13.11.2023
Gjobë prej 1 mijë euro marketit për mashtrim me çmimin e produktit
F.S / RTKlive
Inspektorët e tregut para pak ditësh kanë gjobitur një market në rrugën "Skënderbeu" pasi që janë njoftuar nga një qytetar për parregullsi sa i përket mospërputhjes së çmimeve raftë –arkë.
“Inspektorët e tregut kanë verifikuar marketin në fjalë dhe e kanë gjobitur në vlerë prej 1 mijë euro për mashtrim ndaj konsumatorit”, thuhet në njoftimin për media.
Në njoftim thuhet se aksionet e tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës, kurse Drejtoria e Inspeksionit fton të gjithë konsumatorët që të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre, në rastet kur konstatohen parregullsi do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi për të gjithë shkelësit.























