Dëgjim oublik për Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare
BKT
Kosovë

Dëgjim oublik për Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare

A.B/RTKlive

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën drejtimin e kryetares Fatmire Mulhaxha Kollçaku, mbajti sot dëgjim publik, në të cilin u diskutua për Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare.

Për të dhënë rekomandimet e tyre rreth këtij projektligji të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, përfaqësues nga Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale, nga UNICEF, nga SOS Fshatrat, IKS, si dhe organizata të tjera të shoqërisë civile dhe akterë të tjerë me interes.

Fillimisht, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe ata të shoqërisë civile paraqitën pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre, duke dhënë kështu vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, të cilat ishin të fokusuara në aspekte teknike, por edhe përmbajtjesore për projektligjin e trajtuar.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Projektligji për shërbime sociale dhe familjare, për të cilin po diskutohet, përbën reformë rrënjësore në këtë fushë dhe se ky institucion në hartimin e këtij projektligji ka përfshirë të gjitha palët e interesuara.

Duke mëtuar të japin zgjidhjet adekuate në këtë dëgjim publik, me diskutimet e tyre konstruktive kontribuuan edhe deputetët e tjerë, anëtarë të këtij komisioni.

Pas një diskutimi të gjerë mes deputetëve dhe të pranishmëve që shpalosen përparësitë dhe mangësitë e Projektligjit për shërbime sociale dhe familjare, kryetarja Kollçaku kërkoi nga të pranishmit që rekomandimet e tyre t’i dorëzojnë edhe me shkrim. 
 


MË SHUME NGA Kosovë