Gjilani fillon me hapjen e puseve të reja për nevoja të fermerëve
BKT
Kosovë

Gjilani fillon me hapjen e puseve të reja për nevoja të fermerëve

SH.Ç/RTKlive

Komuna e Gjilanit ka filluar me hapjen e puseve të reja për nevoja bujqësorë të fermerëve të komunës.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili së bashku me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufi, kanë dalë në terren për ta parë nga afër realizimin e këtij projekti, ka bërë të ditur se 46 fermerë janë përfitues të hapjes së puseve, njofton komuna.

“Sot kemi filluar hapjen e puseve të reja, si një nga nevojat primare bujqësore për fermerët tanë, duke i ofruar njëkohësisht zgjidhje të problemit të ujit të pijes. Burim Osmani nga fshati Cërnicë është vetëm njëri nga 46 fermerët përfitues të cilit iu mundësua hapja e posit”, citotet të ket thënë Hyseni.

Sipas njoftimit, ai ka nënvizuar se përpos puseve që kemi funksionalizuar deri tani, po angazhohemi maksimalisht që ky numer të rritet dhe të vazhdojme me hapjen e puseve të reja edhe për banorët e tjerë të cilët kanë nevojë.


MË SHUME NGA Kosovë