Parashikimi i motit për pesë ditë
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se java e ardhshme paraqitet pothuaj me të njëjtin skenar, sa i përket lëvizjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike.
Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përket grafikut termik, do të jetë pothuaj i ngjashëm me javën që po e lëmë.
E hënë- Mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shumë territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15gradë Celsius.
E martë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
E mërkurë- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius..
E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes , veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përket reshjeve. Sasitë më të larta të reshjeve si zakonisht ishin në Junik 81mm, ndërsa më të ulëta në Gjakovë 15mm. Rrafshi i Kosovës regjistroi 33 mm në lindje, deri 63mm në jug-juglindje, ndërsa sa i përket sasisë totale të reshjeve nga 1 nëntori , deri më tani jan regjistruar rreth 100mm po thuaj në gjithë territorin , duke përjashtuar Pejën me 55mm dhe Gjakovën me 56mm.























