Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
RTKlive
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), mbi vendin tonë do të mbajë mot me reshje shiu dhe bore dhe temperatura të ulëta. Të shtunën temperaturat kanë rënë dukshëm me reshje të theksuara të borës gjatë orëve të mëngjesit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0-3 gradë Celsius.
Edhe të dielën do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, njofton IHMK.
Ndërsa në Shqipëri, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të ftohta me origjinë polare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2– 9m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të jetë intensive në formën e tufanit dhe relativisht problematike me shpejtësi deri në 13– 25m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 0 gradë Celsius në alpet shqiptare e deri 11 në zonat e bregdetit dhe në Tiranë.























