Nis punimet Forumi i Zhvillimit Rajonal në Gjakovë
Islam Haxhiu / RTK
Në Gjakovë ka nisur punimet Forumi i Zhvillimit Rajonal me temën “Mundësitë e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri”.
Krahas përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës po marrin pjesë edhe kryetar komunash nga rajoni ndërkufitar dhe kryetar të Bashkive nga Shqipëria.
Punimet e këtij forumi i hapi ministri i Zhvillimit Rajonal, Fitim Damka i cili gjatë adresimit të tij tha se “po punojmë shumë që bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri të arrijë nivelet e duhura”, sepse, sipas tij, “kjo është domosdoshmëri”.
Për nevojën e bashkëpunimit përkatësisht vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi foli edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
“Ndërtimi i hekurudhës do të ishte mundësi e jashtëzakonshme për zhvillim rajonal”, tha Gjini.
Në punimet e këtij forumi pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.























