23:26 / 27.11.2023
Osmani takohet me Rita Orën: Frymëzim për gjeneratat e reja
A.B / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar për festimet që ka bërë me këngëtaren kosovare me famë botërore Rita Ora.
"Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës. Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”, ka shkruar Osmani në "Facebook".























