Policia organizoi ligjërata në shkollat e Shtërpcës
BKT
Kosovë

Policia organizoi ligjërata në shkollat e Shtërpcës

F.S / RTKlive

Policia e stacionit në Shtërpcë bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Shtërpcë me temë ‘’Parandalimi i keqpërdorimit të internetit’’

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve  për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative.

“Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit,  përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive negative, masat ligjore dhe ndëshkimore,  si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimi të policisë, temat e ligjëruara  kanë  zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.

“Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt. Ndërsa, për nxënësit janë shpërndarë edhe rekuizita me stemë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë