Haradinaj: Të krijojmë ambient që ofron kushte të barabarta për të gjithë
BKT
Kosovë

Haradinaj: Të krijojmë ambient që ofron kushte të barabarta për të gjithë

Sh.Ç /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi për zhdukjen e paragjykimeve dhe krijimin e një ambienti që ofron kushte për të gjithë. 

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka theksuar se të reflektojmë në përballjen e sfidave të paimagjinueshme.

"Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta", ka thënë Haradinaj. 

 


MË SHUME NGA Kosovë