13:21 / 03.12.2023
Përurohet murali me figurën e Faruk Kukajt
Sh.Ç /RTKlive
Është përuruar murali, portret i Faruk Kukajt, si simbolikë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësi të kufizuara.
“Ky mural prezanton dhe na kujton çdo ditë për përgjegjësinë tonë kolektive për përgjegjësinë dhe gjithpërfshirjen e shoqërisë”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Ai ka theksuar se do t’i vazhdojnë përpjekjet për respektimin e të drejtave të secilit individ në kryeqytet.
“Po punojmë vazhdimisht që të përmirësojmë kushtet infrastrukturore për të ofruar qasje sa më të lehtë kudo në kryeqytet për personat me aftësi të kufizuar”, ka thënë kreu i kryeqytetit.























