06:29 / 05.12.2023
Moti i vranët dhe rritje të lehta të temperaturave
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
“Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius”, njofton IHMK.























