14:53 / 05.12.2023
Gjobitet dy mijë euro biznesi në Podujevë, shkel ligjin e konsumatorëve
V.Th. / RTKlive
Drejtoria e Inspeksionit në kuadër të Komunës së Podujevës ka gjobitur dy mijë euro biznesin në këtë qytet si pasojë e shkeljes së për mbrojtjen e konsumatorit nr 06/L -034.
“Inspektorët e tregut sot gjatë kontrolles rutinore kanë hasur në parregullsi në një market, për pasojë ata kanë dënuar me dy gjoba mandatore marketin me nga (një mijë euro) për mospërputhje të çmimit në raftë - arkë, si dhe për mos vendosje të flamurit të origjinës së produktit”, njofton Komuna.
Drejtoria e Inspeksionit fton të gjithë konsumatorët që të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre, në rastet kur konstatohen parregullsi do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi për të gjithë shkelësit.























