17:27 / 08.12.2023
Fana e Pllana flasin për situatën e sigurisë në rajonin e Ferizajt
F.S / RTKlive
Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pallana me stafin e tij, ka pritur në takim Nënkolonelin Besnik Fana, Zëvendëskomandant i KFOR-it, Rajoni Perëndim-Pejë, me të cilin kanë folur për situatën e sigurisë në rajonin e Ferizajt, të cilën e kanë vlerësuar të qetë.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se Drejtori Faton Pllana e ka falënderuar Nënkolonelin Fana për vizitën, ndërsa e njoftoi atë për situatën e sigurisë në rajonin e Ferizajt, të cilën e ka vlerësuar të qetë.
“Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe tema tjera që ndërlidhen me sigurinë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të policisë dhe KFOR-it”, thuhet në njoftim.























