14:48 / 16.12.2023
Bora bllokon edhe rrugën në Prevallë
M.P. / RTKlive
Pas lajmit për bllokimin e rrugës për qarkullim në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, automjetet po kanë vështirësi të kalojnë edhe në Prevallë.
Reshjet e mëdha të borës kanë ndikuar që gjatë ditës së shtunë shumë rrugë që çojnë në vendet turistike të Maleve të Sharrit të jenë të bllokuara.
Pamjet e RTK-së e tregojnë gjendjen e deritanishme atje:























