14:57 / 16.12.2023
Drenasi pa ujë të pijes, ndikojnë turbullirat dhe energjia elektrike
M.P. / RTKlive
Qytetarët e Drenasit kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Shkak i ndërprerjes së furnizimit me ujin e pijshëm janë turbullirat nga reshjet dhe ndërprerja e energjisë elektrike.
“Ju njoftojmë se si shkak i turbullirës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm. Energjia elektrike është ndërprerë në orën 11:00 në Bivolallk”, thuhet në njoftim e KRU “Prishtina”.























