Realizimi i projekteve në Deçan|VIDEO
BKT
Foto/ RTK
Kosovë

Realizimi i projekteve në Deçan|VIDEO

Islam Haxhiu/RTK

Qeverisja komunale në Deçan po lavdërohet se këtë vit ka realizuar projekte që ndikuan në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Por opozita atje ka kritika për qeverisjen lokale, duke thënë se projektet me rëndësi nuk u realizuan. Qytetarët kanë mendime të ndryshme.

Ndërtimi i rrugës së re me katër korsi përgjatë gjithë qytetit të Deçanit, Qendra rinore, ngritja e infrastrukturës në arsim, rregullimi i shtratit të Lumbardhit dhe Kompleksi bjeshkatar afër trekufirit janë vetëm disa nga projektet me të cilat po lavdërohet qeverisja komunale në Deçan.

Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, tha për RTK se ka pasur disa mori aktivitetesh gjatë mandatit. Ai tha se ka rezultatet në qeverisjen komunale.

Mirëpo e pakënaqur shprehet opozita ne Deçan. Hyrije Dobruna zyrtare e lartë e LDK-së thotë se Deçani ka nevojë për shumë projekte e për të cilat tha se nuk po realizohen nga qeverisja komunale.

Edhe qytetarët e Deçanit kanë opinione të ndryshme për sa i përket punës së qeverisë komunale. Ata thonë se shumë projekte janë realizuar deri më tash por ka të tjera që duhen realizuar.

Sipas qytetarëve zhvillimin e komunës së  Deçanit janë duke e mbajtur peng, kontestet e pazgjidhura në mes komunës dhe Manastirit të Deçanit lidhur me pronat e kësaj të fundit siç janë Kompleksi hotelier "Iliria" dhe pushimorja e fëmijëve, asete këto të pashfrytëzuara për gati 25 vjet.


MË SHUME NGA Kosovë