13:12 / 27.12.2023
Komuna e Ferizajit ndan dekoratën për Zenun Beqën
M.P. / RTKlive
Komuna e Ferizajt ka ndarë dekoratën postmortem “Nderi i qytetit”, për Zenun Beqën, në 150 vjetorin e themelimit të qytetit
“Veprimtaria e tij e shquar atdhetare, vlerat njerëzore, profesionale e ekonomike, sakrificat e panumërta deri në flijim, guximi dhe vlerat qytetare e intelektuale që e shquan e bëjnë personalitetin e tij e veprën e tij, me gjurmë të pashlyeshme në historinë e Ferizajt, andaj në jubileun e 150-të të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën "Nderi i qytetit” për Zenun Beqa”, ka shkruar kryetari Agim Aliu.
Aliu ka thënë se motivacioni i dhënies së kësaj dekorate mbështetet në “kontributin e veçantë në ngritjen e fuqizimin e Ferizajt dhe përurimin e vlerave më të larta atdhetare, intelektuale e ekonomike”.























