Haziri thotë se Kurti nuk ka meritë për liberalizimin e vizave
BKT
Kosovë

Haziri thotë se Kurti nuk ka meritë për liberalizimin e vizave

A.B/RTKlive

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaron se një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e financiare për mosmbajtje të fjalës dhe obligimeve shtetërore, nuk ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave.

"Një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e finaciare për mosmbajte të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh. Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet. Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!", ka shkruar ai në 'Facebook'.

Sipas tij, Vjena është vendi më i mirë kur Kosova me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonet njerëz kundër saj! "Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën", tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë