Hoxha thotë se ministri Aliu lëshoi “fshehurazi” leje ujore mjedisore
BKT
Kosovë

Hoxha thotë se ministri Aliu lëshoi “fshehurazi” leje ujore mjedisore

F.S / RTKlive

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se organizata të shoqërisë civile kanë bërë padi kundër ministrit Liburn Aliu, pasi siç shkruan ajo, i pari i mjedisit, siç shkruan ajo, ka lëshuar leje ujore mjedisore “fshehurazi e pa proces me komunitetin”.

Hoxha në postimin e saj në Facebook  thotë se Qeveria kështu “e ka demoralizuar çdo investitor”, duke i quajtur pushtetarët mashtrues.

“Çka po fsheh ministri Aliu?. Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në ëeb dhe nuk janë të qasshme?. Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?…”, ka pyetur deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.


MË SHUME NGA Kosovë