“Ulpiana” lagjja me më së shumti ndërtesa me përmbajtje asbesti|Video
BKT
Kosovë

“Ulpiana” lagjja me më së shumti ndërtesa me përmbajtje asbesti|Video

Fatos Cervadiku/ RTKlive

Mbi 220 mijë metra katrorë azbest është vlerësuar se janë në gjithë pjesën e zonës urbane të kryeqytetit.

Kështu u bë e ditur në prezantimin e raportit të inventarizimit të azbestit dhe materialeve me përmbajtje azbesti në qytetin e Prishtinës. Aty u tha se një nga lagjet me më së shumti azbest në kryeqytet, është Ulpiana. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se synojnë që ta heqin asbestin nga të gjitha hapësirat e kryeqytetit, për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Në bazë të analizave në kryeqytet, zona si Ulpiana për shembull, ndërtesat e vjetra si të Ulpianës, përveç Ulpianës edhe zona të tjera si Emshiri, për shembull, ku edhe ka fabrika të cilat kanë përdorur azbest edhe për izolim. Vlerësohet rreth 227 mijë metra katrorë në gjithë pjesën e zonës urbane të kryeqytetit ka azbest diku përmbi 4 ton azbest” ka thënë Rama.

Lulzim Zeneli, udhëheqës i projektit, ka thënë se Komuna e Prishtinës, përmes këtij projekti ka adresuar një çështje jashtëzakonisht shumë të rëndësishme ne aspektin e mjedisit, “por kjo është vetëm hapi i parë për të trajtuar azbestin në mënyrë profesionale”, ka thënë Zeneli.

Rama tha se tashmë në përgatitje është edhe platforma digjitale përmes të cilës qytetarët mund të raportojnë nëse mendojnë që ka diku azbest.


MË SHUME NGA Kosovë