Zhduket CD-ja, si dëshmi nga vendi i ngjarjes, Selimi kërkon përgjegjësi
BKT
Kosovë

Zhduket CD-ja, si dëshmi nga vendi i ngjarjes, Selimi kërkon përgjegjësi

RTKlive

Redaktori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi, ka njoftuar se avokati i tij, Kujtim Kërveshi e ka informuar sot atë, se në rastin e gjykimit të Arsim Limanit, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, se në mars të 2023-ës ia dogji garazhin Selimit, është zhdukur një CD, si dëshmi i këtij rasti.

Kërveshi pretendon se CD-ja me video-incizimet në vendin e ngjarjes është zhdukur ose fshehur nga Policia.

Selimi, në një deklaratë për RTKlive, thotë se avokati ka kërkuar nga gjykata që procesverbalin e kësaj seance t’ia kalojnë Kryeprokurorit të Shtetit, për të ndërmarrë veprime ndaj kujtdo qoftë që sipas tij, ka guxuar ta bëjë këtë.

Selimi, për humbjen e provave, në këtë rast të rëndë gjyqësor, tha se do të kërkon përgjegjësi për humbjen e CD-së dhe hetim nga Prokuroria.

“Nga gjykimi publik, në të cilin kam munguar për shkaqe shëndetësore, e kam kuptuar se është zhdukur CD-ja kryesore, me provat në lidhje me tentim vrasjen e rëndë kundrejt meje. Ky rast ka qenë shumë i pastër juridikisht dhe provat e forta e kanë detyruar të akuzuarin të pranojë veprimet. Mirëpo kur procesit gjyqësor i erdhi thuajse fundi, u zhduken provat kryesore. Andaj, kërkoj që rasti të trajtohet me seriozitet, humbjen e këtyre provave dhe të kërkoni përgjegjësi për këtë nga prokuroria dhe organet përgjegjëse”, tha Alban Selimi, redaktor i redaksisë hulumtuese  në emisionin "Udhëve", në RTK.


MË SHUME NGA Kosovë