LDK e pakënaqur me qeverisjen në Gjilan
BKT
Kosovë

LDK e pakënaqur me qeverisjen në Gjilan

M.P. / RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan ka shprehur pakënaqësitë e saj me qeverisjen komunale.

Kryetari i degës, Lutfi Haziri ka paraqitur, “7 dështimet” e qeverisjes.

“Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keqqeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet së madhe në infrastrukturë, dështimit e lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo resor”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Tutje qeverisja e tanishme e Gjilanit është akuzuar nga LDK edhe për mungesë të parneritetit me me organizatat e fuqishme financiare në Evropë dhe SHBA.


MË SHUME NGA Kosovë