Protestohet për hapjen e rrugës ‘Xhorxh Bush’
Valjeta Shala / RTK
Një grup i vogël i qytetarëve kanë protestuar në Prishtinë, ku kërkuan që bulevardi ‘Xhorxh Bush’ të bëhet i qasshëm për trafik, ngase sipas tyre bllokimi i kësaj rruge i ka shkaktuar kaos trafikut në kryeqytet.
“Sheshet të bëhen kur të ketë alternativa tjera. Kjo rrugë është shumë e nevojshme dhe duhet të hapet. Kjo rrugë në shumicën e kohës është e pa shfrytëzuar. Kërkojmë hapjen e rrugës dhe kryetari të merret vesh me qytetarët”, u shprehen disa prej protestuesve.
Gjatë ditës së shtunë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama prezantoi projektin për transformimin e Bulevardit “Xhorxh Bush”.
Kryetari Rama me këtë rast tha se ky transformim i kryeqytetit do të bëhet në periudhën 8 vjeçare ku më këtë rast kërkoi bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët.
Sot protestohet për hapjen e rrugës ‘Xhorxh Bush’
Sot duke filluar nga ora 12:00 do të ketë protestë si shenjë pakënaqësie për mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Organizatorët e kësaj proteste në krye me “Vrojtuesit e lagjes”, kanë shkruar se kjo rrugë mund të hapet lehtësisht “duke i larguar betonat që e mbyllin”. “Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javor, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit. Megjithatë, realiteti është një varg genjeshtrash pas genjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht”, vazhdon njoftimi. Tutje ata bëjnë thirrje për “një Prishtinë më të lirë dhe të përshtatshme për të gjithë”.























