Gjilani nënshkruan marrëveshje për qarkoren në vlerë 27 milionë euro
BKT
Kosovë

Gjilani nënshkruan marrëveshje për qarkoren në vlerë 27 milionë euro

M.P. / RTKlive

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje për projektin e qarkores së madhe me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në vlerë rreth 27 milionë euro.

“Nënshkruam projektin më të madh infrastrukturor në historinë e qytetit, me vlerë rreth 27 milionë euro, me zëvendësministrin Hysen Durmishi”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Qarkorja e re e qytetit do të ketë gjatësi rreth 20 km, me 4 krosi dhe do të lidhë të gjitha rrugët magjistrale.


MË SHUME NGA Kosovë