Thirrje për video-krijuesit e rinj
RTKlive
Ftesë për fuqizimin e të rinjve që të raportojnë për lajmet e rreme, me ndihmën e transmetuesve publik të Ballkanit Perëndimor.
Nëse jeni mes 18- 25 vjeç.
Nëse jeni të interesuar për videografinë, kinematografinë dhe prodhimin e përmbajtjes video për audiencën e re.
Nëse jeni të interesuar të mësoni rreth edukimit mediatik dhe informacionit dhe dëshironi ta provoni veten në një PRAKTIKË PROFESIONALE të PAGUAR gjashtëmujore në bashkëpunim me shërbimin publik mediatik të vendit tuaj, ju ftojmë të aplikoni për pjesëmarrje në këtë projekt:
Fuqizimi i të rinjve për të bërë dallimin mes gënjeshtrës dhe faktit me ndihmën e Mediumit të Shërbimit Publik WB Media
Pjesëmarrja në këtë projekt përfshin edukimin, ndërveprimet me ekspertë dhe kolegë që ndajnë interesat tuaja, si dhe grante për punën ekipore në prodhimin e përmbajtjes video në bashkëpunim me ekipet editoriale rinore të shërbimeve të medies publike në Ballkanin Perëndimor.
Nëse jeni të interesuar, JU LUTEM PLOTËSOJENI APLIKACIONIN!
https://5pwg1ygaboj.typeform.com/to/sTf73hOr?typeform-source=e8.org.rs
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Nxënës të shkollave të mesme, amatorë, profesionistë dhe gjysmëprofesionistë. Influencerë në Instagram dhe TikTokerë. Studentë në regji filmi dhe televizion, produksion, kamera, montazh, dramaturgji, gazetari, media dhe PR. Anëtarë të ekipeve editoriale rinore, medieve lokale dhe portaleve në Ballkanin Perëndimor.
Shënim: Për të marrë pjesë në projekt kërkohet njohja e gjuhës angleze.
Përvoja e mëparshme profesionale nuk është e nevojshme.
Afati i fundit për aplikime: 29.02.2024.
























