Kurti në Podujevë lanson programin kombëtar “Sport në shkolla”
BKT
Kosovë

Kurti në Podujevë lanson programin kombëtar “Sport në shkolla”

Sh.Ç /RTKlive

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka lansuar në Podujevë, Programin Nacional “Sport në Shkolla”. Ky program ka për qëllim shtimin e numrit të aktiviteteve sportive nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës si dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në lansimin e programit kombëtar “Sport në shkolla”. Kanë marr pjesë ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Me këtë rast, kryeministri Kurti, ka deklaruar se ky program synon ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme si dhe mirëqenien e të rinjve. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se programi në vete përfshinë pesë komponentë.

Kurse, kryetari i Podujevës Shpëtim Bulliqi ka thënë se ky program gjithashtu i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale.

Më pas kryeministri Albin Kurti ka vizituar kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.


MË SHUME NGA Kosovë