Instalohen dy transmetues në Golesh, shtrihet sinjali i Radio Kosovës
RTKlive
Ka përfunduar me sukses instalimin e dy transmetuesve të rinj në Golesh me fuqi prej 5 KW për Radio Kosova 1 në frekuencën 95.7 FM dhe për Radio Kosova 2 në frekuencën 97.7 FM.
Me këtë investim është rritur për 10 herë fuqia e transmetimit e Radio Kosova nga pika transmetuese qendrore e Kosovës duke shënuar një hap të madh në shtrirjen e sinjalit të radiove të Transmetuesit Publik dhe përmirësimin e dëgjueshmërisë.
Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili ka thënë se pas pikës transmetuese në Golesh, investimet do të vazhdojnë në Zatriq (Rajonin e Dukagjinit), Çërnushë (Veriun e Kosovës) dhe në Majën e Gjelbër (Rajoni i Gjilanit)
"2024-a do të jetë vit i ndryshimit dhe i zhvillimit të madh për Radio Kosovën pas ndryshimeve rrënjësore programore që kanë nisur prej vitit të kaluar me skemën e re programore”, ka thënë ai në një postim në Facebook.























