15:58 / 04.02.2024
PDK mbledhë nënshkrimet për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badvoc
E. Hoti / RTKlive
Përmes një njoftimi në Facebook, shefi i asamblesë së PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri njoftoi që PDK në Prishtinë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badovc.
"Për ne nuk ka pasur asnjëherë rëndësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njëjtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit" , tha Retkoceri .























